JAVA E NDIHMËS JURIDIKE NË KOMUNËN E KAMENICËS- MBROJ TË DREJTËN TËNDE!
Prishtinë
30/05/2022
E drejta e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe Ndihmë Juridike Falas
Për nder të Javës së Ndihmës Juridike Falas, sot me dt. 27.05.2022 Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, me mbështetje të USAID-JAK kanë mbajtur Fushatë Informuese për të drejtat e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas me akterët komunal dhe palët kyçe të ndërlidhura që ofrojnë shërbime për qytetarët e Komunës së Kamenicës dhe bashkëveprojnë me ZMNJF në Komunën e Kamenicës.
Tryezën e hapi znj. Flutura Berbati Zena - Drejtore e Departamentit Ligjor dhe pjesmarrës ishte edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Kamenicës z. Liridon Kastrati, i cili u zotua se do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ne drejtim të informimit të qytetarëve dhe referimit të tyre të ZMNJF Kamenicë e cila gjendet në objektin e Komunës së Kamenicës.
Qëllimi i përgjithshëm i fushatës informuese është promovimi i të drejtës për qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët, pa dallim dhe ka synim:
• Promovimi i qasjes në drejtësi dhe institucionin e ndihmës juridike falas në nivel lokal dhe qendror;
• Identifikimi i sfidave dhe mangësive të mundshme të qasjes në drejtësi për qytetarët, në Komunën e Kamenicës;
• Identifikimi i mundësive të reja për bashkëpunim midis aktorëve me rëndësi (në nivel lokal dhe në nivel qendror), me qëllim të avancimit të mëtejmë të qasjes në drejtësi për qytetararët.