REPUBLIKA E KOSOVËS

AGJENCIA PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS

Lajmet

Klinika mobile edhe për qytetarët e Komunës së Junikut

Prishtinë 02/06/2022



Agjencia për Ndihmë Juridike Falas do të ofrojë ndihmë juridike falas përmes Klinikës Mobile edhe në Komunën e Junikut.   

Drejtorja Ekzekutive znj. Anita Alaj Kalanderi u prit në takim nga kryetari i komunës së Junikut z.Ruzhdi Shehu. Në këtë takim u diskutua për misionin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe bashkëpunimin e mundshëm me qëllim të krijimit të qasjes së barabartë në drejtësi për qytetarët e komunës së Junikut. Kryetari z. Shehu u zotua për ofrimin e mbështetjes së nevojshme për funksionimin e mirëfillët të punës dhe informimin e qytetarëve për shfrytëzimin e shërbimeve juridike falas.

Me qëllim të ofrimit të shërbimeve të ndihmës juridike falas, në komunat në të cilat nuk ka zyre rajonale dhe mobile për ndihmë juridike falas, klinika mobile do të jetë për 2 muaj në Komunën e Junikut duke ju ofruar qasje të barabartë në drejtësi të gjithë qytetarëve që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare për të realizuar të drejtat e tyre.

Çdo dite pune ju mirëpresim nga ora 08:00 deri ne ora 16:00, prej dt. 06.06.2022 deri me dt.05.08.2022, në parkingun e objektit të komunës së Junikut.

Telefono Falas Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas përmes numrit të telefonit:  0800 11 777



Rreth ANJF

Me krijimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në regjionin e Evropës Jug-Lindore, në muajin Maj 2006, është insititucionalizuar ndihma juridike në Kosovë, e cila ofron dhe siguron qasjen e barabartë në drejtësi, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kontakti

Rr.“ Zenel Salihu ” Nr.30 Prishtinë :Tel: 038 200 18 936
E-mail : Info.ANJF@rks-gov.net Telefono falas : 080011777