Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, organizoi tryezën pune me përfaqësuesit e OJQ-ve
Prishtinë
08/06/2022
Me datë 08.06.2022, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, me mbështetjen e Projektit JAK – USAID, organizoi tryezën e rumbullakët me perfqësuesit e OJQ-ve dhe qëllimi i saj është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) dhe OJQ-ve që merren me mbrojtjen e kategorive të cenueshme sociale me qëllim promovimin e institucionit të ndihmës juridike falas.
Znj. Anita Alaj Kalanderi, Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, prezantoi punën, të arriturat dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, ndër të tjera theksoi se këto takime koordinuese synojnë të nxisin bashkëpunim reciprok, për të adresuar prioritetet e identifikuara bashkarisht dhe për të komunikuar rezultatet e reformave në vazhdim me akterët e tjerë të sektorit të drejtësisë.
Përfaqësuesit e OJQ-ve shpalosen sfidat rreth aktiviteteve duke analizuar forcimin e kapaciteteve rreth ofrimit të shërbimeve të ndihmës juridike falas.
Pjesmarrës në takim ishin një numër i kosniderushëm i perfaqësuesëve të OJQ-ve.