REPUBLIKA E KOSOVËS

AGJENCIA PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS

Lajmet

Fushatë Informuese për shërbimet e ndihmës juridike falas në Komunën e Gjilanit

Prishtinë 16/12/2022



E drejta e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe Ndihmë Juridike Falas

Sot me dt. O9.12.2022 Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, ka organizuar Tryezën për Fushatë Informuese për të drejtat e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas me akterët komunal dhe palët kyçe të ndërlidhura që ofrojnë shërbime për qytetarët e Komunës së Gjilanit.

Tryezën e hapi znj.Anita Alaj Kalanderi – Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe pjesmarrës ishin  znj. Dorontina Hasani -Drejtoreshë e Administratës Publike, përfaqësues dhe akter tjerë komunal, të cilët në fjalën e tyre të rastit u zotuan se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të informimit të qytetarëve dhe referimit të tyre te ZRNJF  Gjilan e cila gjendet në objektin e Prokurorisë Themelore.

Qëllimi i përgjithshëm i fushatës informuese është promovimi i të drejtës për qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët, pa dallim dhe ka synim promovimin e qasjes në drejtësi, identifikimin e sfidave për qytetarët dhe mundësi të reja për bashkëpunim midis aktorëve me  rëndësi (në nivel lokal dhe në nivel qendror), me qëllim të avancimit të mëtejmë të qasjes në drejtësi për qytetarët.



Rreth ANJF

Me krijimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në regjionin e Evropës Jug-Lindore, në muajin Maj 2006, është insititucionalizuar ndihma juridike në Kosovë, e cila ofron dhe siguron qasjen e barabartë në drejtësi, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kontakti

Rr.“ Zenel Salihu ” Nr.30 Prishtinë :Tel: 038 200 18 936
E-mail : Info.ANJF@rks-gov.net Telefono falas : 080011777