REPUBLIKA E KOSOVËS

MINISTRIA E DREJTËSISË

AGJENCIA PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS

Lajmet

Mbahet takimi koordinues me Organizatat e Shoqërisë Civile që ofrojnë shërbime të ndihmës juridike falas dhe donatorë

Prishtinë 01/09/2023



Me datë 31.08.2023, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Drejtësi, organizoi takimin e parë koordinues me Organizatat e Shoqërisë Civile që ofrojnë shërbime të ndihmës juridike falas dhe donatorë.

Znj. Flutura Berbati Zena, zv. Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, hapi takimin duke falënderuar për pjesëmarrje të pranishmit në këtë takim të rëndësishëm për avancimin e sistemit të ndihmës juridike falas në Republikën e  Kosovës, qëllim i të cilit është informimi i organizatave të shoqërisë civile lidhur me Rregulloren e Ministrisë së Drejtësisë  NR. 05/2023, për përcaktimin e kritereve për ofrimin e ndihmës juridike falas nga OJQ-të që hynë në partneritet me Agjencinë dhe diskutim lidhur me paqartësitë e mundshme. Në fjalën hyrëse Ministrja e Drejtësisë, znj.  Albulena Haxhiu,  ndër të tjera theksoj se me vullnet dhe punë të përbashkët mes MD/ANJF dhe Organizatave të Shoqërisë Civile, mund të adresohen sfidat që paraqiten dhe të ndërtohet një sistem i fortë i ndihmës juridike falas që është në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, në përputhje me rregulloren për partneritet me Organizatat joqeveritare së fundmi ka publikuar thirrjen publike, përmes së cilës janë ftuar të gjitha OJQ-të për partneritet me Agjencinë rreth ofrimit të Ndihmës Juridike Falas, me fokus të veçantë në ato komuna ku Agjencia nuk ka zyre rajonale dhe as mobile. Kjo thirrje do të jetë e hapur deri më 29 shtator.

Përfaqësuesit e OJQ-ve  shpalosen paqartësitë e tyre lidhur me Rregulloren MD.nr. 05/2023 për përcaktimin e kritereve për ofrimin e ndihmës juridike falas nga OJQ-të që hynë në partneritet me Agjencinë të cilat u diskutuan gjatë takimit.

Pjesmarrës në takim ishin një numër i kosniderushëm i perfaqësuesëve të OJQ-ve dhe donatorëve.



Rreth ANJF

Me krijimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në regjionin e Evropës Jug-Lindore, në muajin Maj 2006, është insititucionalizuar ndihma juridike në Kosovë, e cila ofron dhe siguron qasjen e barabartë në drejtësi, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kontakti

Rr.“ Zenel Salihu ” Nr.30 Prishtinë :Tel: 038 200 18 992
E-mail : Info.ANJF@rks-gov.net ; Telefono falas : 080011777