REPUBLIKA E KOSOVËS

MINISTRIA E DREJTËSISË

AGJENCIA PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS

Lajmet

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit për Institucionalizimin e Mekanizmit Komunal kundër Dhunës në Familje në Komunën e Istogut

Prishtinë 12/12/2023



Me datë 08 Dhjetor 2023, në kuadër të kampanjës globale "16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore" me ftesë të Komunës së Istogut, zv.Drejtorja Ekzekutive znj. Flutura Berbati Zena ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Institucionalizimin e Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje dhe mënyrën e funksionimit të tij në komunën e Istogut.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, Gjykata Themelore, Prokuroria, Qendra për Punë Sociale, Zyra e punësimit, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Shëndetësisë, Drejtoria e Mirëqenies Sociale, Zyra për Mbrojtje të Viktimave, Zyra për Barazi Gjinore në komunën e Istogut dhe Qendra e Shëndetit Mendor.

Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje është përmirësimi i nivelit të sigurisë dhe efikasitetit për parandalimin, trajtimin dhe riintegrimin e rasteve të dhunës në familje, duke siguruar në vazhdimësi mirëqenie për personat që janë viktima të dhunës në familje, përmes institucionalizimit të Mekanizmit Koordinues dhe monitorimit të zbatimit të politikave.



Rreth ANJF

Me krijimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në regjionin e Evropës Jug-Lindore, në muajin Maj 2006, është insititucionalizuar ndihma juridike në Kosovë, e cila ofron dhe siguron qasjen e barabartë në drejtësi, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kontakti

Rr.“ Zenel Salihu ” Nr.30 Prishtinë :Tel: 038 200 18 941
E-mail : Info.ANJF@rks-gov.net ; Telefono falas : 080011777