REPUBLIKA E KOSOVËS

MINISTRIA E DREJTËSISË

AGJENCIA PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS

Lajmet

Punëtori për rishikimin e Planit Strategjik të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas

Prishtinë 28/12/2023



Sot, me datë 19.12.2023, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, organizoi punëtorinë për rishikimin e planit strategjik të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas 2021-2025.

Znj. Flutura Berbati Zena, zv. Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, hapi punëtorinë duke filluar me diskutimin e katër shtyllave të planit strategjik: Komunikimi dhe Bashkëpunimi; Menaxhimi Financiar; Menaxhimi i Rasteve; dhe Korniza Ligjore dhe e Politikave. Këto shtylla shërbejnë për të ndihmuar ANJF në menaxhimin e punës dhe hartimin e planit të punës.

Ndër të tjera grupi i përbërë nga stafi i ANJF-së ka realizuar vlerësimin e zbatimit të Planit Strategjik të ANJF 2021-2025 duke u bazuar në dokumentet e identifikuara në Matricën e Zbatimit si mjete verifikimi për realizimin e qëllimeve, objektivave dhe aktiviteteve të programuara.

Pas konsultimit dhe informimit rreth aktiviteteve dhe analizimit të dokumenteve sipas Matricës së Zbatimit, grupi ka bërë një matje preliminare të zbatimit nëpërmjet vlerësimit preliminar i cili ishte më tepër i natyrës ‘kuantitative’, për shkak se vetë Strategjia ka përcaktuar këto mjete të verifikimit.

Kjo punëtori u realizua me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Drejtësi dhe OSCE.



Rreth ANJF

Me krijimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në regjionin e Evropës Jug-Lindore, në muajin Maj 2006, është insititucionalizuar ndihma juridike në Kosovë, e cila ofron dhe siguron qasjen e barabartë në drejtësi, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kontakti

Rr.“ Zenel Salihu ” Nr.30 Prishtinë :Tel: 038 200 18 992
E-mail : Info.ANJF@rks-gov.net ; Telefono falas : 080011777