REPUBLIKA E KOSOVËS

MINISTRIA E DREJTËSISË

AGJENCIA PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS

Lajmet

Punëtoria e radhës një ditore për hartimin e Koncept Dokumentit për Ndihmë Juridike Falas

Prishtinë 01/02/2024



Sot, me datë 30 Janar 2024 u mbajt punëtoria një ditore me Grupin punues për hartimin e Koncept Dokumentit për Ndihmë Juridike Falas. Gjatë kësaj punëtorie ndër të tjera u prezantua Draft Koncept Dokumenti për Ndihmë Juridike Falas i cili u hartua me ndihmën e ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar, duke u bazuar në legjislacionin përkatës, inputet e të gjitha institucioneve e organizatave jo qeveritare si dhe nga analizat e hartuara nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.

Në këtë punëtori u bë prezantimi i tre opsioneve nga Draft Koncept Dokumenti ndërsa gjatë ditëve në vazhdim do të vendoset mbi opsionet e përzgjedhura nga anëtarët e grupit punues.

Kjo punëtori u mbështet nga Projekti i USAID-it për Drejtësi.



Rreth ANJF

Me krijimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në regjionin e Evropës Jug-Lindore, në muajin Maj 2006, është insititucionalizuar ndihma juridike në Kosovë, e cila ofron dhe siguron qasjen e barabartë në drejtësi, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kontakti

Rr.“ Zenel Salihu ” Nr.30 Prishtinë :Tel: 038 200 18 941
E-mail : Info.ANJF@rks-gov.net ; Telefono falas : 080011777