Bashkëpunimi mes ANJF-së dhe Komunës së Shtimes
Prishtinë
04/04/2024
Me datë 02 Prill 2024, përfaqësues të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas u priten në takim nga nënkryetari i Komunës së Shtimes z. Faruk Beqa, drejtori i Administratës z. Valon Januzi dhe zyrtari ligjor z. Halil Kurtishi. Qëllimi i vizitës ishte qendrueshmëria e Zyres Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Shtimes për ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas për qytetarët e kësaj Komune.
Gjatë këtij takimi është treguar gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit mes institucioneve, ku ndër të tjera përfaqësuesit komunal deklaruan se ka qenë mjaft e nevojshme që Agjencia për Ndihmë Juridike Falas të ofroj shërbimet e ndihmës juridike falas në këtë Komunë.
Gjatë diskutimit u bë identifikimi i sfidave dhe mangësive të mundshme të qasjes në drejtësi për qytetarët në Komunën e Shtimes, identifikimi i mundësive të reja për bashkëpunim midis akterëve me rëndësi (në nivel lokal dhe në nivel qendror), funksionimi i Zyres Mobile për Ndihmë Juridike Falas Shtime, lokacioni dhe çështjet tjera administrative e logjistike me qëllim të përmbushjes së obligimit kushtetues dhe ligjor për krijimin e qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë nëpërmjet ANJF-së.
“Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është e përkushtuar të realizoj misionin e saj madhor në ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas të gjithë qytetarëve, të cilët për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk kanë pasur mundësi të i realizojnë të drejtat e tyre”.