Takim i përbashkët me donatorë
Prishtinë
04/04/2024
Sot me datë 03.04.2024, znj. Flutura Berbati Zena, zv. Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas me bashkëpuntor, mbajti takim me përfaqësues nga radhët e donatorëve USAID - Projekti i Drejtësisë, GIZ, OSCE dhe UNHCR. Qëllimi i takimit ishte bashkërendimi mes ANJF-së dhe donatorëve në funksion të realizimit të aktiviteteve që planifikohen të realizohen gjatë vitit 2024 konform Planit të Punës dhe Planit të Performancës së ANJF-së me mbështetjen e tyre.
Përfaqësuesit nga rradhët e donatorëve u zotuan se edhe më tutje do të vazhdojë bashkëpunimi në projektet e përbashkëta për Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, andaj znj. Berbati Zena falenderoj përfaqësuesit nga USAID - Projekti i Drejtësisë, GIZ, OSCE dhe UNHCR për përkrahjen e deri tanishme, duke theksuar se vazhdimi i përkrahjes nga donatorët do të kontribojë në avancimin e sistemit të ndihmës juridike falas.