REPUBLIKA E KOSOVËS

MINISTRIA E DREJTËSISË

AGJENCIA PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS

LAJMET

Pejë: Nxënësit e SH.M.L.E “Ali Hadri” njoftohen me punën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas

Prishtinë 08/04/2024



Me datë 04 dhe 05 Prill 2024, nxënësit nga drejtimi Juridik të Shkollës së Mesme të Lartë Ekonomike “Ali Hadri” Pejë u njoftuan më nga afër lidhur me punën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas - Zyres Rajonale për Ndihmë Juridike Falas Pejë.

Ata u pritën nga zyrtarët e ZRNJF-Pejë, znj. Fane Berdynaj dhe z. Blerim Shala të cilët i njoftuan më shumë për mandatin e Agjencisë, shërbimet që ofron, kriteret që duhet plotësuar për përfitimin e ndihmës juridike falas, kategoritë e veqanta të përfituesve, procedurat e aplikimit etj. Njëherit i shpërndanë fletushka me informata për Agjencinë si i vetmi institucion nëpërmjet të cilit sigurohet qasja efektive në drejtësi për qytetarët të cilët nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare.



Rreth ANJF

Me krijimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në regjionin e Evropës Jug-Lindore, në muajin Maj 2006, është insititucionalizuar ndihma juridike në Kosovë, e cila ofron dhe siguron qasjen e barabartë në drejtësi, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kontakti

Rr.“ Zenel Salihu ” Nr.30 Prishtinë :Tel: 038 200 18 992
E-mail : Info.ANJF@rks-gov.net ; Telefono falas : 080011777