REPUBLIKA E KOSOVËS

MINISTRIA E DREJTËSISË

AGJENCIA PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS

Lajmet

Sesione trajnimi në fushën civile për zyrtarët e ANJF-së dhe OJQ-të partnere

Prishtinë 18/06/2024



Gjatë muajit Qershor zyrtarë nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe nga OJQ-të partnere morën pjesë në një seri sesione trajnimi 5 (pesë) ditore, të cilat u përqendruan në fusha kryesore brenda të drejtës civile si: e drejta e trashëgimisë dhe e drejta pronësore, procedura kontestimore, e drejta e punës, procedura përmbarimore dhe ndërmjetësimi dhe e drejta familjare. Metodologjia e trajnimit ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Këto sesione do të shërbejnë për të përmirësuar aftësitë dhe ekspertizën e zyrtarëve, duke i fuqizuar ata që të shërbejnë në mënyrë efektive tek të gjithë qytetarët, veçanërisht tek grupet e margjinalizuara. Trajnimet e tilla kanë për synim që të kontribuojnë në një sistem drejtësie më të qasshëm dhe të drejtë në Kosovë.

Ky trajnim u mbështet nga Gjermania dhe u zbatua nga GIZ Kosovo, ndërsa u realizua në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë.



Rreth ANJF

Me krijimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në regjionin e Evropës Jug-Lindore, në muajin Maj 2006, është insititucionalizuar ndihma juridike në Kosovë, e cila ofron dhe siguron qasjen e barabartë në drejtësi, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kontakti

Rr.“ Zenel Salihu ” Nr.30 Prishtinë :Tel: 038 200 18 992
E-mail : Info.ANJF@rks-gov.net ; Telefono falas : 080011777