REPUBLIKA E KOSOVËS

MINISTRIA E DREJTËSISË

AGJENCIA PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS

Lajmet

Trajnim: Regjistrimi i faktit të lindjes dhe shtetësisë - Kuadri Ligjor, Sfidat, Procedurat dhe Zgjidhjet

Prishtinë 05/08/2024



Më datë 17 Korrik 2024, zyrtarët e Zyrave Rajonale dhe Mobile të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas morën pjesë në trajnimin “Regjistrimi i faktit të lindjes dhe shtetësisë - Kuadri Ligjor, Sfidat, Procedurat dhe Zgjidhjet” i organizuar nga bashkëpunimi mes Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe organizatës partnere CRP/K, me përkrahjen e UNHCR.

Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën me Instrumentet ndërkombëtare si dhe kornizen ligjore të Kosoves që trajtojnë regjistrimin civil/shtetësinë. Po ashtu diskutuan rreth sfidave në parashtrimin e kërkesave dhe në procedimin e rasteve gjatë ofrimit të ndihmës juridike falas.



Rreth ANJF

Me krijimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në regjionin e Evropës Jug-Lindore, në muajin Maj 2006, është insititucionalizuar ndihma juridike në Kosovë, e cila ofron dhe siguron qasjen e barabartë në drejtësi, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kontakti

Rr.“ Zenel Salihu ” Nr.30 Prishtinë :Tel: 038 200 18 992
E-mail : Info.ANJF@rks-gov.net ; Telefono falas : 080011777