Fushatë Informuese për shërbimet e ndihmës juridike falas në Komunën e Malishevës
Prishtinë
16/12/2022
E drejta e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe Ndihmë Juridike Falas
Sot me dt. 15.12.2022 Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, ka organizuar Tryezën për Fushatë Informuese për të drejtat e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas me akterët komunal dhe palët kyçe të ndërlidhura që ofrojnë shërbime për qytetarët e Komunës së Malishevës.
Tryezën e hapi znj.Anita Alaj Kalanderi – Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe pjesmarrës ishin z. Ekrem Kastrati -Kryetar i Komunës së Malishevës, përfaqësues dhe akter tjerë komunal, të cilët në fjalën e tyre të rastit u zotuan se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të informimit të qytetarëve dhe referimit të tyre te ZMNJF Malishevë e cila gjendet në objektin e Qendrës për Punë Sociale.
Qëllimi i përgjithshëm i fushatës informuese është promovimi i të drejtës për qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët, pa dallim dhe ka synim promovimin e qasjes në drejtësi, identifikimin e sfidave për qytetarët dhe mundësi të reja për bashkëpunim midis aktorëve me rëndësi (në nivel lokal dhe në nivel qendror), me qëllim të avancimit të mëtejmë të qasjes në drejtësi për qytetarët.