Takim pune me stafin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas
Prishtinë
28/02/2023
Me dt. 20.01.2023, u realizua takim me një pjesë të stafit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në Zyren Qendrore të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas - Prishtinë.
Temë e diskutimit gjatë këtij takimi ishte raportimi i zyrtarëve në përputhje me planin e punës dhe sfidat/vështirësitë e paraqitura gjatë kryerjes së detyrave të punës për vitin 2022 në Zyrat Rajonale dhe Mobile për Ndihmë Juridike Falas.
Në këtë takim u diskutua edhe plani i punës së Agjencisë për vitin 2023, objektivat dhe aktivitetet të cilat janë përgjegjësi të Zyrave Rajonale dhe Mobile, po ashtu u dhanë rekomandime dhe u hap diskutimi edhe për çështje të ndryshme me interes për mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit të punës të të gjitha zyrave të Agjencisë për Ndihmë Juridike