U realizua Trajnimi për Trajner për përdorimin e Manualeve të Praktikuesve të Ndihmës Juridike në Kosovë
Prishtinë
27/07/2023
Me datë 24 dhe 25 Korrik 2023, zyrtar nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, përfaqësues nga Organizatat Joqeveritare, përfaqësues nga rradhët e avokatëve të OAK, u trajnuan nga eksperti z. Mark Williams.
Në këtë trajnim u certifikuan 6 (gjashtë) zyrtarë ligjor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për përdorimin e Manualeve të Praktikuesve të Ndihmës Juridike në Kosovë.
Manualet ofrojnë informacione të rëndësishme dhe udhëzime praktike për të përmirësuar qasjen dhe ofrimin e ndihmës juridike falas në çështjet Civile, Familjare, Pronësore dhe Administrative, ndër të tjera lehtësojnë proceset dhe shërbejnë si udhërrëfyes për zyrtarët për ndihmë juridike falas, ju ndihmon për të qenë më produktiv, sfidohen në vështirësitë praktike dhe inspirojnë në arritjen e zgjidhjeve të drejta.
Hartimi i manualeve dhe ky trajnim janë mbështetur nga Projekti i USAID-it për Drejtësi.