REPUBLIKA E KOSOVËS

MINISTRIA E DREJTËSISË

AGJENCIA PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS

Lajmet

Gjilan: Trajnim një ditor për përdorimin e Manualeve të Praktikuesve të Ndihmës Juridike në Kosovë

Prishtinë 11/08/2023



Me datë 3 Gusht 2023, zyrtar nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe përfaqësues nga Organizatat Joqeveritare nga Rajoni i Gjilanit u trajnuan për përdorimin e Manualeve të Praktikuesve të Ndihmës Juridike në Kosovë.

Këto manuale ofrojnë informacione të rëndësishme dhe udhëzime praktike për të përmirësuar qasjen dhe ofrimin e ndihmës juridike falas në çështjet Civile, Familjare, Pronësore dhe Administrative, ndër të tjera të lehtësojë proceset dhe të shërbejë si një udhërrëfyes për zyrtarët për ndihmë juridike falas,  ju ndihmon për të qenë më produktiv, t'i sfidojnë vështirësitë praktike dhe t'i inspirojë në arritjen e zgjidhjeve të drejta. 

Trajnues në këtë trajnim ishin zyrtarët ligjor, z. Faton Jashari dhe z. Besnik Gashi të certifikuar si Trajner në kuadër të Trajnimit për trajner të realizuar javë më parë. 

Hartimi i manualeve dhe trajnimet janë mbështetur nga Projekti i USAID-it për Drejtësi.



Rreth ANJF

Me krijimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në regjionin e Evropës Jug-Lindore, në muajin Maj 2006, është insititucionalizuar ndihma juridike në Kosovë, e cila ofron dhe siguron qasjen e barabartë në drejtësi, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kontakti

Rr.“ Zenel Salihu ” Nr.30 Prishtinë :Tel: 038 200 18 992
E-mail : Info.ANJF@rks-gov.net ; Telefono falas : 080011777