REPUBLIKA E KOSOVËS

MINISTRIA E DREJTËSISË

AGJENCIA PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS

LAJMET

ANJF pjesë e panelit të diskutimit mbi rolin e vajzave dhe grave në vendimmarrje për të drejtat pronësore

Prishtinë 15/12/2025



Agjencia për Ndihmë Juridike Falas mori pjesë në panelin e organizuar nga IADK, i cili trajtoi rolin e vajzave dhe grave në vendimmarrje për të drejtat pronësore dhe ndikimin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe barazinë gjinore. Në këtë diskutim, ANJF u përfaqësua nga Qendrim Gashi - Udhëheqës i Divizionit për Legjislacion, i cili theksoi rëndësinë e qasjes së barabartë në drejtësi dhe mbështetjes juridike për gratë dhe vajzat që përballen me sfida në realizimin e të drejtave të tyre pronësore dhe trashëgimore.

Gjatë panelit u adresuan çështje kyçe si pengesat strukturore dhe kulturore që prekin qasjen e grave në pronë, rëndësia e legjislacionit për barazinë gjinore, si dhe roli i mekanizmave institucionalë në mbrojtjen dhe avancimin e këtyre të drejtave. U veçua gjithashtu nevoja për koordinim më të mirë ndërmjet akterëve dhe për fuqizim të vazhdueshëm të grave dhe vajzave në proceset vendimmarrëse.

ANJF mbetet e përkushtuar të ofrojë ndihmë juridike profesionale për të gjithë qytetarët, me fokus të veçantë te gratë dhe vajzat në komunitete që përballen me sfida të shumta, duke kontribuar në promovimin e drejtësisë, barazisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.



Rreth ANJF

Me krijimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në regjionin e Evropës Jug-Lindore, në muajin Maj 2006, është insititucionalizuar ndihma juridike në Kosovë, e cila ofron dhe siguron qasjen e barabartë në drejtësi, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kontakti

Rr.“ Zenel Salihu ” Nr.30 Prishtinë :Tel: 038 200 18 992
E-mail : Info.ANJF@rks-gov.net ; Telefono falas : 080011777