Obiliq: Punëtori për të drejtat e grave në pronë dhe trashëgimi në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”
Prishtinë
15/12/2025
Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, në bashkëorganizim me UNDP dhe ATRC, ka realizuar më 09.12.2025 punëtorinë me akterët komunal dhe OJQ-të lokale nga Komuna e Obiliqit, në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Gjatë punëtorisë u trajtua lidhja mes dhunës me bazë gjinore dhe të drejtave të grave në pronë dhe trashëgimi, duke theksuar rëndësinë e qasjes së barabartë në shërbime dhe mbështetjen ligjore për gratë dhe vajzat. Pjesëmarrësit diskutuan për përmirësimin e koordinimit institucional, identifikimin e boshllëqeve në mekanizmat ekzistues dhe hapat e nevojshëm për forcimin e reagimit lokal ndaj çështjeve të dhunës dhe barazisë pronësore.
ANJF mbetet e përkushtuar të ofrojë mbështetje juridike profesionale, duke kontribuar në fuqizimin e të drejtave të grave dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore në çdo komunitet.