REPUBLIKA E KOSOVËS

MINISTRIA E DREJTËSISË

AGJENCIA PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS

LAJMET

Punëtoria dyditore për hartimin e Planit Strategjik të ANJF-së

Prishtinë 15/12/2025



Më 8 dhe 9 Dhjetor 2025, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas (ANJF), me mbështetjen e projektit të UNDP-së “Voices of Justice”, realizoi punëtorinë dyditore për hartimin e Planit Strategjik të ANJF-së.

Punëtoria u hap nga U.D. Drejtori i ANJF-së, z. Faton Jashari, dhe Menaxheri i Programit në UNDP, z. Ardian Latifaj, të cilët theksuan rëndësinë e planifikimit strategjik për forcimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas dhe rritjen e qasjes në drejtësi për qytetarët.

Gjatë ditës së parë, pjesëmarrësit u njohën nga nga eksperti i angazhuar z. Rinor Hoxha, me metodologjinë e punës dhe hapat për hartimin e Planit Strategjik, si dhe diskutuan mbi sfondin institucional të ANJF-së dhe sfidat kyçe. Në pjesën e dytë të ditës u prezantuan dhe u shqyrtuan objektivat strategjike të institucionit.

Dita e dytë e punëtorisë u fokusua në punën në grupe për identifikimin e veprimeve konkrete që do të ndërmerren nga ANJF-ja, prezantimin e rezultateve të grupeve dhe diskutimin mbi ndikimin buxhetor të veprimeve të planifikuara.

Punëtoria shënoi një hap të rëndësishëm drejt hartimit të një Plani Strategjik gjithëpërfshirës, i cili do të orientojë punën e ANJF-së në tre vitet e ardhshme, me synim forcimin e shërbimeve dhe garantimin e qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë.



Rreth ANJF

Me krijimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në regjionin e Evropës Jug-Lindore, në muajin Maj 2006, është insititucionalizuar ndihma juridike në Kosovë, e cila ofron dhe siguron qasjen e barabartë në drejtësi, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kontakti

Rr.“ Zenel Salihu ” Nr.30 Prishtinë :Tel: 038 200 18 992
E-mail : Info.ANJF@rks-gov.net ; Telefono falas : 080011777