REPUBLIKA E KOSOVËS

MINISTRIA E DREJTËSISË

AGJENCIA PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS

LAJMET

ANJF ishte pjesë e tryezës me temën “Kompensimi i viktimave të krimit në Kosovë: funksionimi dhe sfidat”,

Prishtinë 15/12/2025



Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ishte pjesë e tryezës me temën “Kompensimi i viktimave të krimit në Kosovë: funksionimi dhe sfidat”, e organizuar nga Ministria e Drejtësisë në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” dhe Ditës Botërore të të Drejtave të Njeriut.

Faton Jashari, U.D. Drejtor Ekzekutiv i ANJF-së mori pjesë në këtë aktivitet, duke ritheksuar përkushtimin e Agjencisë për të ofruar qasje të barabartë në drejtësi dhe mbështetje ligjore falas për viktimat e krimit, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shtetërore dhe partnerët relevantë.



Rreth ANJF

Me krijimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në regjionin e Evropës Jug-Lindore, në muajin Maj 2006, është insititucionalizuar ndihma juridike në Kosovë, e cila ofron dhe siguron qasjen e barabartë në drejtësi, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kontakti

Rr.“ Zenel Salihu ” Nr.30 Prishtinë :Tel: 038 200 18 992
E-mail : Info.ANJF@rks-gov.net ; Telefono falas : 080011777