Ligjëratë mbi qasjen në drejtësi për nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj
Prishtinë
15/12/2025
Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas - Zyra Rajonale Ferizaj, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj dhe Strehimoren “Shtëpia Ime” Ferizaj, dhe me përkrahjen e GIZ-it gjerman, me datë 08.12.2025 ka realizuar një ligjëratë informuese me nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj.
Gjatë aktivitetit u trajtuan tema kyçe si:
• Qasja në drejtësi përmes ndihmës juridike falas dhe bashkëpunimi me mekanizmat lokal institucional
• Roli i institucioneve në parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje
• Mënyrat e raportimit dhe kërkimit të ndihmës,
• Diskutim i hapur me nxënësit dhe ndërgjegjësim mbi të drejtat e tyre.
Falënderojmë të gjithë partnerët dhe pjesëmarrësit që kontribuan në këtë aktivitet të rëndësishëm, si dhe nxënësit për angazhimin dhe pyetjet e tyre të vlefshme. Së bashku punojmë për të rritur vetëdijen e të rinjve, për një shoqëri më të sigurt dhe garantimin e qasjes së barabartë në drejtësi!