Kushtetuta e Republikës së Kosoves, neni 31 (E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm) “Ndihma juridike falas do t’u mundësohet atyre që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare,nëse një ndihmë e tillë është e domosdoshme për të siguruar qasjen efektive në drejtësi”.
• Ndihma juridike falas Nëse keni probleme nga mardhënia familjare; keni çështje të pazgjidhura pronësoro juridike; keni probleme nga mardhënia e punës; dikush është në mardhënie detyrimore me ju; keni kërkesë që duhen të zgjidhen te organet administrative; duhet të zhvilloni procedurë gjyqësore, ose dikush po zhvillon procedurën gjyqësore kundër jush; jeni të arrestuar apo të paraburgosur, Ju keni nevojë për ndihmë juridike falas, që ofrohet në zyrët e ndihmës juridike falas, nga zyrtarët, dhe nga avokatët të angazhuar prej zyrave të ndihmës juridike falas.
• Cka nënkupton e drejta për ndihmë juridike? Agjencia për Ndihmë Juridike Falaas ju mundëson të përfitoni nga ndihma juridike falas, duke ju ofruar shërbime profesionale juridike, në: - informata - këshilla juridike - përpilimin e parashtresave - përfaqësimin para gjykatave dhe organeve të tjera
• Kush ka të drejtë për ndihmë juridike falas? Në qoftë se jeni në gjendje materiale që ju bën të pamundur të zgjidhni problemin tuaj,dhe nuk mundeni të angazhoni avokatin privatisht, sepse: - nuk i realizoni të ardhurat - jetoni nga ndihma sociale - jeni pensionist - i realizoni të hyrat mujore me të vogla se të ardhurat mesatare në vend Ju e përmbushni kriterin financiar, për të përfituar nga ndihma juridike falas.
• Çka pastaj? I drejtoheni zyrës më të afërt për ndihmë juridike, e paraqitni problemin tuaj juridik dhe nëse kërkesa e juaj është e bazuar me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës, ju plotësisht jeni të kualifikuar që të përfitoni nga ndihma juridike falas.
• Ku do të realizoni të drejtën për ndihmë juridike falas? Agjencia për Ndihmë Juridike Falaa, ka 7 (shtatë) zyra rajonale për ndihmë juridike falas,dhe 14 zyra mobile për ndihmë jurdike falas të përkrahura nga GIZ, në vende të cilat lehtë mund të identifikohen dhe të gjenden, me adresat dhe numrat e telefonave
• Kush do t’ju udhëzoj për realizimin e të drejtës tuaj? Në zyrat e ndihmës juridike, punojnë nga dy jurist dhe nga një asistent administrativ, të cilët pasi që e dëgjojnë problemin tuaj juridik, e plotësojnë aplikacionin, dhe varësisht nga kriteret dhe natyra e problemit juridik, lëshojnë vendim për lejimin apo refuzimin e ofrimit të ndihmës juridike falas. Aplikacionit i bashkëngjiten të gjitha dokumentet e nevojshme për realizimin e të drejtës për ndihmë juridike falas,(dokumentet personale si dhe dokumentacionin mbështetës, me të cilin dëshmoni gjendjen financiare dhe statusin tuaj shoqërorë)
• E drejta për t’u ankuar kundër vendimit për refuzimin e ndihmës juridike falas Në rast se ju refuzohet ndihma juridike falas ju keni te drejtë që të ushtroni ankesë kundër vendimit mbi refuzimin e ndihmës juridike falas. Ankesa dorëzohet në zyrën e cila ju ka ofruar ndihmë juridike falas ose Zyrën Qendrore , në afat prej 8 ditësh, nga dita e pranimit të vendimit. Organi kompetent e shqyrton ankesën tuaj, dhe vendos në afat prej 30 ditësh, nga dita e pranimit të ankesës.
• Kush i paguan shpenzimet për realizimin e të drejtës tuaj? Agjencia për Ndihmë Jurdike Falas ju mundëson që të përfitoni nga shërbimet profesionale juridike, të ofruara nga ana e zyrtarëve, apo nga avokatët të angazhuar. Këto shërbime janë falas dhe ju nuk paguani për veprimet juridike të tyre.
• Të drejtat tuaja lidhur me ndihmën juridike falas Në qoftë se për realizimin e të drejtës tuaj zhvillohet procedura gjyqësore, ju liroheni nga pagesa shpenzimeve gjyqësore. Obligimet tuaja me rastin e ofrimit të ndihmës juridike falas Dhënia e shënimeve të sakta për gjendjen material Me rastin e aplikimit për ndihmë juridike falas ju keni për obligim që të ofroni të dhënat e sakta, për gjendjen tuaj materiale. Në qoftë se zbulohet se keni dhënë shënime të rrejshme, gjatë kohës së përfitimit të ndihmës juridike falas, atëherë ajo ndihmë do të ndërpritet menjëherë. Njëkohësisht Ju do të obligoheni që t’i kompensoni të gjitha mjetet e shpenzuara për rastin tuaj.
• Informimi lidhur me ndryshimin e gjendjes materiale Në qoftë se gjatë përfitimit të ndihmës juridike falas, sidomos gjatë udhëheqjes së procedurës gjyqësore, gjendja e juaj materiale përmirësohet, jeni të obliguar të njoftoni zyrën për ndihmë juridike, e cila e udhëheq rastin tuaj, në mënyrë që të rishqyrtohet çështja e kualifikimit tuaj për ndihmë juridike falas.
• Kthimi i mjeteve materiale, me rastin e zgjidhjes së suksesshme të çështjes Në qoftë se fitoni procedurën gjyqësore, shpenzimet gjyqësore të cilat bien në barë të palës së kundër, duhen të derdhen në xhirollogarinë e Komisionit për Ndihmë Juridike, në shumë që vlerësohet nga gjykata.
• Ndihma juridike në çështje penale Ndihma juridike e menjëhershme Për të gjithë personat e arrestuar dhe të paraburgosur, të cilët nuk kanë mjete materiale, që të angazhojnë avokatin privatisht, zyrat për ndihmë juridike menjëherë nëpërmjet telefonit sigurojnë angazhimin e avokatit kujdestar të ndihmës juridike.
• Fshehtësia e informacioneve Ofruesit e ndihmës juridike, janë të obliguar që të mbajnë në fshehtësi struktë të gjitha informatat që i kanë marrë me rastin e aplikimit të përfitueseve të ndihmës juridike, të cilëve u është ofruar ndihma juridike falas, ose janë përfaqësuar nga avokati. Përjashtim bëjnë rastet kur zbulimi i tyre është bërë me pëlqimin e përfituesit, apo kur kërkohet me ligj.
Adresat e Zyrave Rajonale për Ndihmë Juridike Falas :
Zyra Qendrore e ANJF-së Rr. “Zenel Salihu” nr.30 : Tel. 038 200 18 936
ZRNJF- Prishtinë: Rr. “Zenel Salihu” nr.30 : Tel. 038 200 18 944 ;
ZRNJF- Prizren: Rr.''William Woker’’ p.n “Objekti i Ministris së Drejtësisë - Sherbimit Sprovues në Prizren ” p.n. : Tel. 029 230 554
ZRNJF- Pejë: Rr : " Hasan Cermexhia" p.n. Objekti i Prokurorisë Themelore në Pejë : Tel. 039 423 698
ZRNJF- Mitrovicë: Rr. “Objekti i Qendrës për Punë Sociale ” p.n : Tel. 028 534 477
ZRNJF- Gjilan: Rr. ''Objektii I Prokuroris Themelore në Gjilan “ : Tel. 0280 321 134
ZRNJF- Gjakovë Rr. UCK p.n Pallati i Kulturës Tel. 0390 320 270
ZRNJF- Ferizaj : Objekti i Gjykatës Themelore Tel. 0290 323 406
ZRNJF Mitrovicë : Objekti i Qendrës për Punë Sociale, Kati I tretë Tel. 028 534 477
ZMNJF Skenderaj : Objekti i Qendrës për Punë Sociale zyra nr.3 Tel: 049 185 421
ZMNJF Fushë Kosovë : Qendra për Punë Sociale , Tel : 044 188 638
ZMNJF Drenas : Qendra për Punë Sociale , Tel : 044 188 638
ZMNJF Kamenicë : Objekti i Komunes , Tel : 044 305 039
ZMNJF Malishevë : Qendra për Punë Sociale , Tel : 045 340 005
ZMNJF Istog : Shtëpia e Kulturës, Tel : 045 502 860
ZMNJF Deqan : Objekti i Gjykates Themelore , Tel : 045 502 860
ZMNJF-Dragash : Objekti Qendra për Punë sociale, Tel : 046 203 058
ZMNJF - Suharek : Objekti Qendra për Punë Sociale , Tel : 046 203 058
ZMNJF Mitrovicë: Pjesa Veriore Objekti i Komunës së Mitrovicës, Tel : 045 270 443
ZMNJF Zubin Potok : Objekti i Komunës së Zubin Potokut, Tel: 045 270 443
ZMNJF Leposaviç : Objekti i Komunës së Leposaviçit, Tel : 045 270 443
ZMNJF Zveçan : Objekti i Komunës së Zveçanit, Tel : 045 270 443