Struktura organizative e ANJF-së
- Zyra e Drejtorit Ekzekutiv
- Departamentet
- Divizionet
Zyra e Drejtorit Ekzekutiv
Në kuadër të fushëveprimit të ANJF-së dhe në përputhshmëri me Ligjin Nr. 4/L-017 për Ndihmë Juridike Falas, Zyra e Drejtorit Ekzekutiv është zyrë qendrore në sistemin e Ndihmës Juridike dhe është organ i Agjencisë. Kjo zyre është përgjegjëse për administrimin e sistemit të ndihmës juridike, mbikëqyrjen e zyrave rajonale për ndihmë juridike falas (ZRNJF) dhe mbikëqyrjen e punës të të gjithë të punësuarve në Agjencinë për Ndihmë Juridike sipas kontratave. Është përgjegjëse për administrimin e ndihmës juridike dhe për zbatimin e politikave të Ndihmës Juridike në të gjitha aspektet.
Kompetencat dhe përgjegjësitë e Drejtorit Ekzekutiv:
- Koordinon punën e sistemit të ndihmës juridike falas,
- Përgatit propozimin për buxhet vjetor të Agjencisë,
- Propozon strukturën organizative të Agjencisë,
- Punëson dhe mbikëqyr punonjësit e Agjencisë,
- Kontrakton mallra dhe shërbime për funksionimin e sistemit të ndihmës juridike falas,
- Organizon trajnime për ofruesit e ndihmës juridike falas;
- Udhëheq fushata të vetëdijesimit për sistemin e ndihmës juridike falas,
- Përgatit raporte të rregullta vjetore dhe raporte të tjera sipas kërkesave,
- Mban regjistra dhe ruan dokumente më të dhëna lidhur me funksionimin e Agjencisë;
- Drejtori Ekzekutiv për punën e tij i përgjigjet Ministrisë së Drejtësisë.
Faton Jashari - U.D Drejtor Ekzekutiv
faton.jashari@rks-gov.net - 038 200 18 944
Alajdin Ibrahimi - Zyrtar i lartë i prokurimit
alajdin.s.ibrahimi@rks-gov.net - 038 200 18 947
Mehdi Gjinovci - Zyrtar i lartë për burime njerëzore
mehdi.gjinovci@rks-gov.net - 038 200 18 965
Iskender Mernica - Zyrtar i lartë për TI
iskender.mernica@rks-gov.net - 038 200 18 949
Divizioni për Buxhet dhe Financa
Ka për mision që të merret me çështjet e planifikimit, menaxhimit, shpenzimit të buxhetit që i ndahet Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Divizioni për shërbime të përgjithshme
Misioni i Divizionit për shërbime të përgjithshme është sigurimi i kushteve për kryerjen e aktiviteteve të Agjencisë përmes ofrimit të shërbimeve logjistike, të teknologjisë së informacionit si dhe shërbimeve tjera mbështetëse dhe logjistike.
Departamentet
Departamenti për Ofrimin e Ndihmës Juridike Falas
Misioni i Departamentit për Ofrimin e Ndihmës Juridike Falas është ofrimi i ndihmës juridike falas në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës në pajtim me fushëveprimin e Agjencisë.
Besnik Gashi - U.D. Drejtor i Departamentit për Ofrimin e Ndihmës Juridike Falas
besnik.a.gashi@rks-gov.net - 038 200 18 944
Divizioni rajonal për ndihmë juridike falas në Prishtinë
Divizioni rajonal për ndihmë juridike falas në Prizren
Divizioni rajonal për ndihmë juridike falas në Pejë
Divizioni rajonal për ndihmë juridike falas në Mitrovicë
Divizioni rajonal për ndihmë juridike falas në Gjilan
Divizioni rajonal për ndihmë juridike falas në Ferizaj
Divizioni rajonal për ndihmë juridike falas në Gjakovë
Departamenti Ligjor
Misioni i Departamentit Ligjor është ofrimi i shërbimeve juridike dhe shërbimeve të legjislacionit për ndihmë juridike falas si dhe monitorimi i ofrimit të shërbimeve të ndihmës juridike falas në pajtim me misionin e Agjencisë.
Flutura Berbati Zena - Drejtore e Departamentit Ligjor
flutura.zena@rks-gov.net - 038 200 18 943
Divizioni për Legjislacion
Misioni i Divizionit për Legjislacion është përafrimi i legjislacionit në fushën e ndihmës juridike falas dhe organizimi i qasjes në sistemin e drejtësisë në përputhje me standardet vendore dhe ndërkombëtare. Po ashtu planifikimi, propozimi dhe dhënia e kontributit në fushën e hartimit të strategjive, legjislacionit, hulumtimit, standardeve, planeve të punës, programeve të trajnimit dhe zhvillimin e politikave në fushën e ndihmës juridike falas.
Qëndrim Gashi - Udhëheqës i Divizionit për Legjislacion
qendrim.d.gashi@rks-gov.net - 038 200 18 942
Divizioni për Monitorimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas
Misioni i Divizionit për Monitorimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas është të sigurojë funksionim cilësor dhe zhvillim të mëtejshëm të sistemit të ofrimit të ndihmës juridike falas në Republikën e Kosovës nëpërmjet monitorimit të shërbimeve të ndihmës juridike falas.