REPUBLIKA E KOSOVËS

AGJENCIA PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS

Biografia

Beshir Islami – Kryesues i Këshillit për Ndihmë Juridike Falas

 

Në vitin 1985 ka kryer Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Nga dhjetori i vitit 1985 ka punuar në Administratën e Komunës së Mitrovicës si kryeinspektor i tregut, deri në shtator 1990. Nga viti 1993 deri në qershor të vitit 1999 ka punuar si Sekretar Ligjor i Këshillit Komunal të Arsimit. Nga korriku i vitit 1999 deri në zgjedhjet e para në vitin 2000, ka punuar si sekretar i përgjithshëm i Qeverisë Komunale të Mitrovicës. Nga 15 korriku i vitit 2001 e deri me 4 mars 2006 ka punuar krye-sekretar vendorë për Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Drejtoria Pronësore-Banesore dhe Komisioni për Kërkesa Pronësore dhe Banesore. Nga marsi i vitit 2006 e deri me 14 maj 2010 ka qenë kryesekretar ligjor në Sekretariatin Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Pronave per çështje banesore dhe ekzekutim të titujve pronësor. Më 14 maj 2010, nga Presidenti i Republikës është dekretuar gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë. Nga 1 janari i vitit 2013 deri me 7 gusht 2015 ka punuar në Gjykatën Themelore të Mitrovicë. Më 7 gusht 2015 me dekretin e Presidentes së Republikës, është emëruar në Gjykatën Supreme të Kosovës në Kolegjin për Ankesa të Agjencisë Kosovare të Pronave.

Nga viti 2006 ka qenë i angazhuar në Task Forcën “Standardet para statusit” dhe ka punuar në standardin e 6-të që lidhej me të drejtat pronësore.

Ka të kryer trajnimin intensiv, në lëmin e teknikave të vendim-marrjes, menaxhimit të përparuar, motivimit dhe lidershipit.

Nga data  21 tetor 2020, Kuvendi i Kosovës, Legjislatura e VII –të, është emëruar anëtar i Këshillit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas. Në mbledhjen konstituive të Këshillit për Ndihme Juridike Falas, me 24 Tetor 2020 është zgjedhur Kryesues i Këshillit të ANJF-së.

Përveç gjuhës amtare shqipe, flet rrjedhshëm gjuhën angleze, serbe dhe kroate.

 

 

 

 

Ramadan Gashi - Drejtor Ekzekutiv në ANJF

 

Dani

 

Ramadan Gashi u lind me 15.04.1958 ne fshatin Kryshec te Skenderajt. Studimet në Fakultetin Juridik  të Universitetit të Prishtinës i kreu ne vitet 1977 – 1981Ka magjistruar ne shkencat juridike. Ka të dhënë provimin e jurisprudencës. Nga viti 1999 deri në vitin 2007 ka qenë Kryetar i Kuvendit Komunal te Skenderajt. Nga viti 2001 deri në vitin 2007 ka qenë  nënkryetar i Asociacionit të Komunave te Kosovës. Në vitin 2007 zgjedhet deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, ku ka qenë anëtar i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi dhe anëtar në disa komisione ad – hoc dhe grupe punuese në Parlamentin e Kosovës.

Para luftës ka qenë i kyçur në aktivitete humanitare dhe shoqërore siç është Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive te Njeriut në Skenderaj.

Angazhim të veçantë ka pasur ne organet e nivelit komunal si në Këshillin e Financimit dhe Këshillin Komunal të Arsimit në të cilin ka punuar si jurist.

 

 

 

 

Baki Gimolli  - Kryesues i Këshillit të ANJF-së

Gimolli

Baki Gimolli, lindi me 10 Dhjetor 1979 në fshatin Sylevicë, Komuna e Podujevës. Mban titullin Jurist  i diplomuar dhe Master i Shkencave Kushtetuese-Administrative, si dhe ka përfunduar provimin e Jurisprudencës.

Me 30 Nëntor 2015 me vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës është emëruar anëtar i Këshillit për Ndihmë Juridike Falas, ndërsa me 09 Dhjetor 2015  nga anëtaret e Këshillit për Ndihmë Juridike Falas, është zgjedhur Kryesues i Këshillit për Ndihmë Juridike Falas, në Agjencinë për  Ndihmë Juridike Falas.

 Gjatë vitit  2006 -  2008,  ka punuar në ndërmarrjen private  “ SHPK Euro Bllok” në Podujevë si Udhëheqës i Zyrës për Çështje Juridike.  Gjatë vitit  2008 - 2009 ka punuar si Avokat praktikant pran Odes së Avokatëve të Kosovës.

Me 04 Maj 2009 fillon punën në Ministrinë e Drejtësisë Zyrtar ligjor, ku pas një kohe të shkurtër është avancuar në pozitën Zyrtar i Lartë Ligjor, pastaj në vitin 2011 zgjedhet Udhëheqës i Divizionit për Politika dhe Legjislacioni ku edhe është duke punuar aktualisht. Gjatë kësaj periudhe afër dy viteve  ka  udhëhequr  Departamenti Ligjor,  ka marr pjesë aktive dhe ka kryesuar me dhjetëra grupe punuese në hartimin e projektligjeve dhe akteve nënligjore në fushën e drejtësië.

Gjatë vitit 2010-2011 ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues për Monitorimin dhe Reformimin e Sistemit të Drejtësisë për të Mituir.

Ka marr pjesë në tryeza, seminare dhe trajnime të ndryshme profesionale si dhe  pjesëmarrës në disa vizita studimore si në Gjermani, Turqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj. 

Në vitin 2014, Baki Gimolli nga Shteti Arkanzas merr mirënjohje dhe shpallet Ambasador i vullnetit të mirë të këtij shteti.

Baki Gimolli, jeton në Podujevë, është i martuar dhe ka tre fëmijë.

 



Rreth ANJF

Me krijimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në regjionin e Evropës Jug-Lindore, në muajin Maj 2006, është insititucionalizuar ndihma juridike në Kosovë, e cila ofron dhe siguron qasjen e barabartë në drejtësi, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kontakti

Rr.“ Zenel Salihu ” Nr.30 Prishtinë :Tel: 038 200 18 936
E-mail : Info.ANJF@rks-gov.net Telefono falas : 080011777