REPUBLIKA E KOSOVËS

AGJENCIA PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS

Zyra Qendrore

Zyra e Drejtorit Ekzekutiv

Në kuadër të fushëveprimit të ANJF-së dhe në përputhshmëri me Ligjin Nr. 4/L-017 për Ndihmë Juridike Falas, Zyra e Drejtorit Ekzekutiv është zyrë qendrore në sistemin e Ndihmës Juridike dhe është organ i Agjencisë. Kjo zyre ka rolin e Sekretariatit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe është përgjegjëse për administrimin e sistemit të ndihmës juridike, mbikëqyrjen e zyrave rajonale për ndihmë juridike falas (ZRNJF) dhe mbikëqyrjen e punës  të të gjithë të punësuarve në Ndihmë Juridike sipas kontratave. Është përgjegjëse për administrimin e ndihmës juridike dhe për zbatimin e politikave të Ndihmës Juridike  në të gjitha aspektet.

Kompetencat dhe përgjegjësitë të Drejtorit Ekzekutiv:

  • Koordinon punën e sistemit të ndihmës juridike falas,
  • Përgatit propozimin për buxhet vjetor të Agjencisë,
  • Propozon strukturën organizative të Agjencisë për miratim nga Këshilli,
  • Punëson dhe mbikëqyr punonjësit e Agjencisë,
  • Kontrakton mallra dhe shërbime për funksionimin e sistemit të ndihmës juridike falas,
  • Organizon trajnime për ofruesit e ndihmës juridike falas;
  • Udhëheq fushata të vetëdijesimit për sistemin e ndihmës juridike falas,
  • Përgatit raporte të rregullta vjetore dhe raporte të tjera sipas kërkesës së Këshillit,
  • Mban regjistra dhe ruan dokumente më të dhëna lidhur me funksionimin e Agjencisë;
  • Drejtori Ekzekutiv për punën e tij i përgjigjet Këshillit,

 

Përbërja e Zyrës së Drejtorit Ekzekutiv

Zyra  e Drejtorit Ekzekutiv përbehet:

  1. Anita  Alaj - Kalanderi - Drejtore Ekzekutive - Zv.
  2. Flutura Berbati - Zena -Udhëheqese e Divizionit për Ofrimin e Ndihmës Juridike Falas
  3. Valmire Hetemi - Zyrtare e Lartë për  Financa
  4. Alajdin Ibrahimi - Zyrtar i Lartë i Prokurimit
  5. Iskender Mernica - Zyrtar i Teknologjisë Informative
  6. Mehdi Gjinovci - Zyrtar për Arkivë 2
  7. Mimoza Kukleci –Zyrtare për Zotime
  8. Ardiana Nrecaj - Zyrtare per Shpenzime
  9. Faton  Jashari  - Zyrtar  Ligjor

 

 



Rreth ANJF

Me krijimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në regjionin e Evropës Jug-Lindore, në muajin Maj 2006, është insititucionalizuar ndihma juridike në Kosovë, e cila ofron dhe siguron qasjen e barabartë në drejtësi, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kontakti

Rr.“ Zenel Salihu ” Nr.30 Prishtinë :Tel: 038 200 18 936
E-mail : Info.ANJF@rks-gov.net Telefono falas : 080011777