Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors

FERIZAJ

Në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas, znj. Liri Kqiku dhe z. Kastriot Sylejmani, zyrtarë të lartë për ndihmë juridike në Zyrën Rajonale për Ndihmë Juridike Falas në Ferizaj, zhvilluan një takim me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Gjatë takimit u prezantua puna dhe shërbimet që ofron Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, si dhe u diskutua rëndësia e bashkëpunimit institucional për të siguruar qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët. Kryetari Aliu vlerësoi rolin e ndihmës juridike falas dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në mbështetje të qytetarëve dhe forcimit të qasjes në drejtësi.