Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

PANAIRI I NDIHMËS JURIDIKE FALAS

Pas dhjetëra aktiviteteve informuese dhe ndërgjegjësuese të organizuara në komuna të ndryshme të vendit, në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas, sot u mbajt Panairi i Ndihmës Juridike Falas pranë monumentit “NEWBORN”, duke i afruar qytetarët me informacionin dhe shërbimet juridike falas.

Pjesë e këtij panairi ishte edhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila u prit nga z. Faton Jashari, U.D Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas. Ministrja përgëzoi Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas për angazhimin dhe aktivitetet e realizuara gjatë gjithë javës si dhe theksoi se “Qasja në drejtësi nuk duhet të varet nga mundësitë financiare, por të jetë e garantuar dhe e barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Qytetarët patën mundësinë të informohen dhe të marrin këshilla juridike falas nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe organizatat partnere: Instituti i Kosovës për Drejtësi, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Social Housing and Property Rights in Kosovo, Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal dhe Programi për të Drejtat Civile Kosovë.

Gjatë panairit u shpërndanë materiale informuese në gjuhët zyrtare lidhur me ndihmën juridike falas, procedurat e aplikimit, kriteret për përfitim dhe kategoritë e veçanta përfituese.

Gjithashtu, Zyra Mobile Lëvizëse e ANJF-së ishte në shërbim të qytetarëve, duke ofruar këshilla juridike dhe duke referuar rastet për trajtim të mëtejmë profesional në zyrat rajonale.

Panairi i Ndihmës Juridike Falas është tashmë një aktivitet tradicional i Javës së Ndihmës Juridike Falas, e cila edhe këtë vit u karakterizua nga një sërë aktivitetesh, bashkëpunim institucional dhe angazhim i vazhdueshëm për drejtësi të qasshme për të gjithë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors