Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, me qëllim të vetdijësimit dhe informimit të qytetarëve për Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë u shpërndan fletushka në tri gjuhët zyrtare me informata rreth funksionit, shërbimeve, kritereve që duhet plotësuar për përfitimin e ndihmës juridike falas, procedurave të aplikimit etj.
Disa nga qytetarët e interesuar moren edhe këshilla juridike në Kliniken Mobile Lëvizëse të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.
Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e projektit të USAID-it për Drejtësi.