Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Trajnim për praktikën gjyqësore në çështje nga Procedura Përmbarimore

Më 23 dhe 24 Maj 2023, zyrtarët e zyrave Rajonale dhe Mobile të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas së bashku me gjyqtarët e Gjykatave Themelore morën pjesë në trajnimin për praktikën gjyqësore në çështje nga Procedura Përmbarimore.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim ishin: z. Kujtim Pasuli dhe z. Faton Ademi, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të zyrtarëve të ANJF-së dhe gjyqtarëve me procedurën e përmbarimit, kompetencen dhe vendimet e organit përmbarues, titujt përmbarimor sipas dispozitave të LPP-së, mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme në procedurën e përmbarimit, identifikimi i praktikave jo unike në gjykatat e instancave më të ulëta dhe adresimi i sfidave përmes prezantimit të praktikes unike gjyqësore si konkluzion.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Ky trajnim u realizua me përkrahjen e GIZ.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors