Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Konferenca hapëse e Javës së Ndihmës Juridike Falas

Sot me 6 Qershor 2023 në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas u mbajt Konferenca “Të bashkuar për qasje në drejtësi”, e organizuar nga Ministria e Drejtësisë / Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe organizatat e shoqërisë civile në Kosovë përkrahur nga Projekti i USAID-it për Drejtësi.

Me prezencën në panel të personaliteteve të shquara nga fusha e drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë, sot ka hapur Javën e Ndihmës Juridike Falas nën sloganin “Mbroje të drejtën tënde”.

Në kuadër të shënimit të kësaj jave, ministrja Haxhiu ka nënshkruar Rregulloren për përcaktimin e kritereve për ofrimin e ndihmës juridike falas nga organizatat joqeveritare në partneritet me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas dhe Rregulloren për procedurën e ankesave për ndihmë juridike falas.

Njëherit, znj. Flutura Berbati Zena, zv. Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, prezantoi punën e Agjencisë përgjatë një viti.

Gjithashtu gjatë kësaj konference u publikua edhe Manuali për praktikuesit e ndihmës juridike falas në fushën e drejtësisë administrative i cili do të ofrojë informacione të rëndësishme dhe udhëzime praktike për të përmirësuar qasjen dhe ofrimin e ndihmës juridike falas në fushën administrative.

Aktivitetet në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas do të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj jave, deri me 9 Qershor.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors