Agjencia për Ndihmë Juridike Falas në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë, në bashkëpunim me Projektin e USAID-it për Drejtësi dhe organizatat e shoqërisë civile në Kosovë do të mobilizohen për të informuar qytetarët për shërbimet që i ofron Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.
Nëpërmjet aktiviteteve të kësaj jave duam të arrijmë sa më pranë qytetarëve, ta shpërndarjmë informacionin por edhe t’i mbështesim qytetarët e Kosovës që të kenë qasje në drejtësi nëpërmjet ndihmës juridike falas.
Le t’i informojmë qytetarët për mundësitë e zgjidhjes së problemeve të tyre ligjore pa shpenzuar asnjë cent dhe të bashkohemi të gjithë, që të rrisim vetëdijen tek qytetarët për ndihmën juridike falas.
Aktivizohuni edhe ju!
Të informojmë qytetarët përmes këtyre aktiviteteve, nën sloganin MBROJE TË DREJTËN TËNDE.