E drejta e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe Ndihmë Juridike Falas
Sot me dt. 17.11.2022 Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, ka mbajtur Fushatë Informuese për të drejtat e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas me akterët komunal dhe palët kyçe të ndërlidhura që ofrojnë shërbime për qytetarët e Komunës së Ferizajt
Tryezën e hapi znj.Anita Alaj Kalanderi – Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe pjesmarrës ishin z.Mustaf Tahiri -Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, z. Lulzim Aliu- Nënkryetar i Komunës në Ferizaj dhe përfaqësues dhe akter komunal, të cilët në fjalën e rastit të tyre u zotuan se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të informimit të qytetarëve dhe referimit të tyre të ZRNJF Ferizaj e cila gjendet në objektin e Gjykatës Themelore Ferizaj, kati i tretë.
Qëllimi i përgjithshëm i fushatës informuese është promovimi i të drejtës për qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët, pa dallim dhe ka synim:
• Promovimi i qasjes në drejtësi dhe institucionin e ndihmës juridike falas në nivel lokal dhe qendror;
• Identifikimi i sfidave dhe mangësive të mundshme të qasjes në drejtësi për qytetarët, në Komunën e Ferizajt;
• Identifikimi i mundësive të reja për bashkëpunim midis aktorëve me rëndësi (në nivel lokal dhe në nivel qendror), me qëllim të avancimit të mëtejmë të qasjes në drejtësi për qytetararët.