Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

JAVA E NDIHMËS JURIDIKE NË KOMUNËN E KAMENICËS- MBROJ TË DREJTËN TËNDE!

E drejta e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe Ndihmë Juridike Falas

Për nder të Javës së Ndihmës Juridike Falas, sot me dt. 27.05.2022 Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, me mbështetje të USAID-JAK kanë mbajtur Fushatë Informuese për të drejtat e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas me akterët komunal dhe palët kyçe të ndërlidhura që ofrojnë shërbime për qytetarët e Komunës së Kamenicës dhe bashkëveprojnë me ZMNJF në Komunën e Kamenicës.

Tryezën e hapi znj. Flutura Berbati Zena – Drejtore e Departamentit Ligjor dhe pjesmarrës ishte edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Kamenicës z. Liridon Kastrati, i cili u zotua se do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ne drejtim të informimit të qytetarëve dhe referimit të tyre të ZMNJF Kamenicë e cila gjendet në objektin e Komunës së Kamenicës.
Qëllimi i përgjithshëm i fushatës informuese është promovimi i të drejtës për qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët, pa dallim dhe ka synim:
• Promovimi i qasjes në drejtësi dhe institucionin e ndihmës juridike falas në nivel lokal dhe qendror;
• Identifikimi i sfidave dhe mangësive të mundshme të qasjes në drejtësi për qytetarët, në Komunën e Kamenicës;
• Identifikimi i mundësive të reja për bashkëpunim midis aktorëve me rëndësi (në nivel lokal dhe në nivel qendror), me qëllim të avancimit të mëtejmë të qasjes në drejtësi për qytetararët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors