Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, organizoi tryezën pune me përfaqësuesit e OJQ-ve

Me datë 27.04.2022, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, me mbështetjen e Projektit JAK – USAID, organizoi tryezën e punës me perfqësuesit e OJQ-ve në Mitrovicën e Veriut, në hapësirën e zyreve të Qendrës Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC.

Qëllimi i tryezës së punës është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Ndihmës Juridike Falas (ANJF) dhe OJQ-ve që merren me mbrojtjen e kategorive të cenueshme sociale me qëllim promovimin e ndihmës juridike falas dhe krijimit të qasjes së barabartë në drejtësi.

Znj. Anita Alaj Kalanderi, Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, prezantoi punën, të arriturat dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, ndër të tjera theksoi se këto takime koordinuese synojnë të nxisin bashkëpunim reciprok, për të adresuar prioritetet e identifikuara bashkarisht dhe për të komunikuar rezultatet e reformave në vazhdim me akterët e tjerë të sektorit të drejtësisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors