Nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, me datë 7 shkurt 2022, e hëne, në ora 10:00, nga Kryetarja e Komisionit znj. Duda Balje jemi ftuar unë dhe Kryesuesi i Këshillit për Ndihmë Juridike Falas z. Beshir Islami, në Konsultimin lidhur me çështjen e moszbatueshmërisë së Ligjit nr.05/L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi, dhe sfidat e Komisionit Funksional në këtë çështje.
Gjatë diskutimit në takim në mes tjerash, kam deklaruar se në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas nga viti 2008 deri në vitin 2021 është ofruar ndihmë juridike falas në kontestet e mardhënjes së punës 1553 përfituesve të ndihmës juridike falas, prej tyre 1212 meshkuj dhe 341 femra, ndërsa nga viti 2018 deri në vitin 2021 është ofruar ndihmë juridike falas në kontestet e mardhënjes së punës 498 përfituesve të ndihmës juridike falas, prej tyre 342 meshkuj dhe 156 femra.
Poashtu kam theksuar se në shifrat e lartëcekura hynë të gjitha natyrat e problemeve juridike nga kontestet e punës.
Duke pasur parasysh temën që u diskutua, unë paraqita kontestet e punës pasi që në disa raste ka elemente diskriminuese.
Me dt. 07.02.2022 nga mediat është publikuar se të gjitha rastet e lartëshënuara, janë si pasojë e ndërprejes së marrdhënjes së punës të grave shtatëzëna dhe nuk e di se pse ka ndodhur kjo!
Me këtë rast njoftoj mediat dhe opinonin publik se këtë shifer e kam përmendur si shifër të ofrimit të shërbimeve jurdike falas në fushën e kontesteve nga marrëdhënja e punës dhe të gjitha palët e interesuara mund ta kërkojnë procesverbalin nga Kuvendi i Kosovës.
Për çdo veprim juridik që ndërmerret në Agjencinë për Ndihme Jurdike Falas dhe ka interesim nga palët tjera, jemi ne dispozicion të ofrojm statistikat e veprimeve juridike.
Me respekt,
Anita Kalanderi
Drejtore Ekzekutive