Me datë 02.03.2022 u publikua Manuali i Praktikuesve të Ndihmës Juridike Falas në Kosovë në çështjet Civile, Familjare dhe Pasurore Juridike. Manuali është produkt dhe mjet i hartuar nga përpjekjet e përbashkëta që përfshijnë ekspertë vendas dhe të huaj të ndihmës juridike falas dhe i dedikohet praktikuesve të ndihmës juridike duke përfshirë zyrtarët ligjor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, avokatët dhe organizatat e shoqërisë civile që administrojnë asistencë juridike falas dhe cilësore, për popullatën e cenueshme.
Manuali është hartuar me mbështetjen e ofruar nga Justice Acticity in Kosovo, USAID, dhe është një nga mjetet praktike që ju ndihmon ofruesve të ndihmës juridike për të qenë produktiv, t`i sfidojnë vështirësitë që i hasin në praktikë dhe ti inkurajojnë në arritjen e zgjidhjeve të drejta.
Në hartimin e Manualit morën pjesë grupi punues i përbërë nga përfaqësues të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, përfaqësues të shoqërisë civile dhe në bashkëpunim të ngushtë me Akademinë e Drejtësisë, ku secili ka dhënë kontribut të çmuar duke ofruar përvojat e tyre profesionale.