Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas e vizitoi znj. Albulena Haxhiu Ministre e Ministrisë së Drejtësisë

Sot me dt. 07.02.2022, z. Beshir Islami – Kryesues i Këshillit për Ndihmë Juridike Falas bashkë me znj. Anita Alaj Kalanderi – Drejtore Ekzekutive patën kënaqësinë të presin në takim znj. Albulena Haxhiu – Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, znj. Nita Shala zv. Ministre dhe znj. Nazlie Bala – Këshilltare e Minsitres.

Ministrja e Drejtesisë u njoftua me objektivat strategjike, punën, të arriturat dhe sfidat e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.

Temat që u diskutuan në takim ishin:

  • Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që kanë të bëjnë me Racionalizimin dhe Vendosjen e Vijave Llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura,
  • Plotesim ndryshimi i Ligjit për Ndihmë Juridike Falas,
  • Identifikimi i mundësive për bashkëpunim me akterët tjerë në nivel vendi, për ofrimin e ndihmës juridike falas,

Ministrja u zotua se do të jetë përkrahëse dhe bashkëpunuese për tejkalimin e sfidave me të cilat po ballafaqohet Agjencina për Ndihmë Juridike Falas

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors