Agjencia për Ndihmë Juridike Falas do të ofrojë ndihmë juridike falas përmes Klinikës Mobile edhe në Komunën e Vushtrrisë.
Drejtorja Ekzekutive znj. Anita Alaj Kalanderi u prit në takim nga kryetari i komunës së Vushtrrisë z. Ferit Idrizi. Në këtë takim u diskutua për misionin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe bashkëpunimin e mundshëm me qëllim të krijimit të qasjes së barabartë në drejtësi për qytetarët e komunës së Vushtrrisë. Krytari z. Idrizi u zotua për ofrimin e mbështetjes së nevojshme për funksionimin e mirëfillët të punës dhe informimin e qytetarëve për shfrytëzimin e shërbimeve juridike falas.
Me qëllim të ofrimit të shërbimeve të ndihmës juridike falas, në komunat në të cilat nuk ka zyre rajonale dhe mobile për ndihmë juridike falas, klinika mobile do të jetë për 2 muaj në Komunën e Vushtrrisë duke ju ofruar qasje të barabartë në drejtësi të gjithë qytetarëve që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare për të realizuar të drejtat e tyre.
Çdo dite pune ju mirëpresim nga ora 08:00 deri ne ora 16:00, deri me dt. 31.03.2022, në Sheshin Hasan Prishtina (te Kalaja) në Vushtrri.
Telefono Falas Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas përmes numrit të telefonit: 0800 11 777