Me 10 gusht 2021, U.D Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, znj. Anita Alaj Kalanderi priti në takim përfaqësuesit e Projektit të GIZ dhe USAID. Qëllimi i takimit ishte koordinimi i aktiviteteve dhe planifikimi i tyre sipas zotimeve që rrjedhin nga matrica.
Poashtu u diskutua edhe për organizimin e javës së ndihmës juridike falas dhe donatorët u zotuan se do ta mbështesin Agjencinë në këtë nismë.
U.D Drejtoresha Ekzekutive znj. Kalanderi shprehu falenderimin për përkrahjen e GIZ dhe USAID, ndër të tjera deklaroi se Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është e gatshme për bashkëpunim të mëtutjeshëm.