Agjencia për Ndihmë Juridike Falas mbështetur nga Projekti – Mbështetje e menjëhershme për rimëkëmbje ndaj COVID-19 –UNDP, ka rifunksionalizuar Klinikën Mobile për ofrimin e ndihmës juridike falas.
Me qëllim të ofrimit të shërbimeve të ndihmës juridike falas, në komunat në të cilat nuk ka zyre rajonale dhe mobile për ndihmë juridike falas, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas do të ofrojë ndihmë juridike falas përmes Klinës Mobile në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Klnika Mobile ka filluar punën fillimisht në Komunën e Obiliqit duke ju ofruar qasje të barabartë në drejtësi të gjithë qytetarëve që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare për të realizuar të drejtën e tyre në drejtësi.
Klinika Mobile gjendet në sheshin “Aziz Zhilivoda” në Obiliq prej orës 08:00h deri në orën 16:00h, dhe do të qëndroj deri me dt. 30.09.2021.
Telefono Falas Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas përmes numrit të telefonit: 0800 11 777
Apliko Onlie : ndihmajuridike.com