Këshilli për Ndihmë Juridike Falas (KNJF) i kryesuar nga z. Beshir Islami – Kryesuesi i KNJF-së, me dt. 27.05.2021 mbajti takimin e rregullt mujor me këtë rend dite :
1. Miratimi i procesverbalit i takimit të fundit të KNJF-së
2. Shqyrtimi i draftit final të Rregullores për Procedurat e Ankesave për Ndihmë Juridike Falas
3. Funksionalizimi i klinikës mobile
4. Të ndryshme
Gjatë takimit u diskutua për të gjitha pikat e rendit të ditës dhe Këshilli për Ndihmë Juridike Falas, nxjerri këto:
Vendim:
- Aprovohet – Rregullorja për Procedurat e Ankesave për Ndihmë Juridike Falas
- Aprovohet – Kërkesa për ri-funksionalizimin e Klinikës Mobile për Ndihmë Juridike Falas përmes financimit të donatorëve
- Formohet – Grupi punues për hartimin e rekomandimeve për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/L-017 për Ndihmë Juridike Falas