Këshilli për Ndihmë Juridike Falas (KNJF) i kryesuar nga z. Beshir Islami – Kryesuesi i KNJF-së, me dt. 29.01.2021 mbajti takimin e rregullt mujor me këtë rend dite :
1. Miratimi i procesverbalit i takimit të fundit të KNJF-së
2. Caktimi i dinamikës së punës për hartimin e raportit të punës së ANJF-së për vitin 2020
3. Krijimi i grupit punues për hulumtim dhe dhënien e rekomandimeve për rishikimin e Rregullorës së punës të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas dhe Rregullorës për Procedurat e Punës së Komisionit për Ankesa
4.Prezantimi i Matricave me zotimet e donatorëve për përkrahje
5.Të ndryshme
Gjate takimit u diskutua për të gjitha pikat e rendit të ditës dhe Këshilli për Ndihmë Juridike Falas , nxjerri këto:
Vendime:
- Vendim për plotësim ndryshimin e Rregullorës së Punës së Këshllit për Ndihmë Juridike Falas
- Vendim për plotësim ndryshimin e Rregullorës për Procedurat e Punës së Komisionit për Ankesa
- Vendim për formimin e grupit punues për plotësim ndryshimin e Rregullorës së Punës së Këshllit për Ndihmë Juridike Falas
- Vendim për formimin e grupit punues për plotësim ndryshimin e Rregullorës për Procedurat e Punës së Komisionit për Ankesa