Këshilli për Ndihmë Juridike Falas (KNJF) i kryesuar nga z. Beshir Islami – Kryesuesi i KNJF-së, me dt. 02.12.2020 mbajti takimin e rregullt mujor me këtë rend dite :
1. Miratimi i procesverbalit i takimit të fundit të KNJF-së
2. Raportimi i Drejtorit Ekzekutiv për ecurinë e punës në ANJF-diskutim
3. Plotësimi i grupit punues përgatitor lidhur me Planin Strategjik të ANF-së 2015-2019-diskutim
4. Të ndryshme -sipas propozimeve eventuale ne mbledhje
Gjate takimit u diskutua per te gjitha pikat e rendit te dites dhe Keshilli per Ndihme Juridike Falas , nxjerri kete:
Vendim:
- Formohet grupi punues për hartimin e Planit Strategjik të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas si vijon:
- Beshir Islami – Kryesues i KNJF-së
- Lyra Cela – Zëvendës Kryesuese e KNJF-së
- Anita Alaj Kalanderi – U.D Drejtoreshë Ekzekutive
- Admir Salihu – Anëtar i KNJF-së
- Hidajete Vokshi – Anëtare i KNJF-së
- Flutura Berbati Zena – Udhëheqëse e Divizionit për ONJF
- Faton Jashari – Zyrtar Ligjor