Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Drejtoresha Ekzekutive – Zv e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas znj. Anita Alaj Kalanderi u takua me Ministren e Ministrisë së Drejtësisë Znj. Albulena Haxhiu

Me datë 06.04.2020 Drejtoresha Ekzekutive – Zv e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, znj. Anita Alaj Kalanderi dhe Udhëheqësja e Divizionit për Ofrimin e Ndihmës Juridike Falas znj. Flutura Berbati Zena u takuan me Ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu.

Në këtë takim u diskutuan sfidat me të cilat po përballet Agjencia për Ndihmë Juridike Falas lidhur me menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve juridike falas në kohën e Pandemis.

Në këtë takim u diskutua edhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet Agjencia për Ndihmë Juridike Falas në përgjithësi dhe sfidat rreth shtrirjes së ndihmës juridike falas në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës në veçanti.

Gjatë zhvillimit të takimit znj. Haxhiu u zotua se do të mbeshtesë Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, në drejtim të forcimit dhe avancimit të këtij institucion të rëndësishëm të segmentit të drejtësisë, e në veçanti sigurimin e çasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors