Më datë 21 gusht 2019 u mbajt takimi i grupit tranzitor të ndihmës juridike falas. Qëllimi i takimit ishte identifikimi i prioriteteve të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, me qëllim të fuqizimit të sistemit të ndihmës juridike falas.
Grupi tranzitor i ndihmës juridike falas përkrahet nga aktiviteti i USAID-it “Drejtësia Vlen” dhe përbëhet nga anëtarë të Këshillit të kaluar të ndihmës juridike falas, sekretariati i Këshillit, drejtori ekzekutiv, udhëheqësja e departamentit ligjor dhe anëtari i përzgjedhur i Këshillit të ri.