Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Punëtoria për Fuqizimin Operacional të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas

Më 28 mars 2019, Aktiviteti i USAID-it Drejtësia Vlen në bashkëpunim me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas organizuan Punëtorinë e shtatë për Fuqizimin Operacional të ANJF-së. E dizajnuar për të promovuar dhe fuqizuar përdorimin e praktikave më të mira për zgjidhjen e problemeve, Punëtoria Mujore për Fuqizimin Operacional ishte e shtata në një seri të takimeve të rregullta mujore në mes të lidershipit të ANJF-së dhe ekspertëve të Aktivitetit Drejtësia Vlen.

Tema e këtij muaji ishte “Praktikat më të mira në vetëdijesimin e qytetarëve mbi Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas”. Në një përpjekje për të promovuar më shumë punën e Agjencisë dhe zyreve rajonale, zyrtarët ligjorë u prezantuan me disa këshilla mbi prezantimin e Agjencisë tek përfituesit e ndihmës juridike.

Veç kësaj, në bashkëpunim me Aktivitetin Drejtësia Vlen dhe organizatat e shoqërisë civile, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas do të jetë pjesë e aktiviteteve të shumta vetdijësuese nëpër komunat e Kosovës, që kanë për qëllim që të rrisin njohuritë mbi ndihmën juridike falas dhe të drejtat ligjore, sidomos tek grupet e margjinalizuara dhe në pozitë të pafavorshme.

Përfaqësuesit e zyrave rajonale gjithashtu prezantuan raportet mujore të zyrave të tyre duke reflektuar në sfidat dhe arritjet e muajit të kaluar.

Aktiviteti Drejtësia Vlen është projekt tre-vjeçar i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për të përmirësuar qasjen në drejtësi për të gjithë, përfshirjen e grupeve të margjinalizuara dhe në pozitë të pafavorshme përmes fuqizimit të institucioneve, aktorëve dhe proceseve për ofrimin e ndihmës juridike, shërbimeve dhe informatave.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors