Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për përkrahjen e ofrimit të shërbimeve efikase dhe efektive të ndihmës juridike falas në Kosovë

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për themelimin e mekanizmit koordinues për përkrahjen e ofrimit të shërbimeve efikase dhe efektive të ndihmës juridike falas në Kosovë. Memorandumi është nënshkruar ndërmjet institucionit të, Avokatit të Popullit, Odës së Avokatëve të Kosovës, , Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, OJQ-së “A CDC”,OJQ-së “CLARD”, OJQ-së “Femrat Aktive të Gjakovës”, OJQ-së “Programi për të Drejtat Civile në Kosovë” si dhe OJQ-së “Shoqata e Juristëve – NORMA”.

Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirkuptimit është :

ofrimi e një kornize të bashkëpunimit dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet Palëve, për rritjen e qasjes efektive dhe efikase të qytetarëve në drejtësi.
Aktivitetet e zhvilluara në bazë të këtij MM pritet të kenë ndikim pozitiv në:

a) fuqizimin e kapaciteteve të akterëve të ndihmës juridike falas,

b) rritjen e koordinimit dhe komunikimit mes tyre, dhe

c) zhvillimin e aktiviteteve më të artikuluara dhe më të koordinuara për ngritjen e vetëdijës së qytetarëve për qasjen e tyre në drejtësi.

Palët do të bashkëpunojnë dhe do të koordinohen mes vete për përmirësimin e ofrimit të ndihmës juridike falas tek kategoritë qe ata i përfaqësojnë ose si kane ne mandat e tyre nëpërmjet një Mekanizmi funksional dhe të qëndrueshëm për koordinim
Iniciativa dhe mbështetja e Memorandum Mirëkuptimit është bërë nga Programi I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP ).

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors