Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Këshilli për ndihmë juridike falas mbajti takimin e rregullt mujor

Këshilli për Ndihmë Juridike Falas (KNJF) i kryesuar nga Kryesuesi z. Baki Gimolli me dt. 07.07.2016 mbajti takimin e rregullt mujor me këtë rend dite :

  1. Miratimi i Procesverbalit të takimit të fundit të KNJF-së
  2. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për vitin 2015
  3. Raportimi i Drejtorit Ekzekutiv për mbarëvajtjen e punëve në ANJF
  4. Të ndryshme

KNJF diskutoi lidhur me Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Pasqyrat Financiare të ANJF-së, për vitin e Përfunduar me 31. dhjetor, 2015. Të njëjtin e vlerësoi si një raport të mirë dhe inkurajoi menaxhmentin e ANJF-së që të vazhdoi në përmbushjen e rekomandimeve të auditorit të pasqyruara në raportin e auditimit.

Në këtë takim Këshilli diskutoi edhe Draft Memorandumin e Mirëkuptimit që mendohet të arrihet në mes të ANJF-së, UNDP-së dhe institucioneve tjera të cilat ofrojnë shërbime juridike falas, me qëllim që shërbimet e ofruara për ndihmë juridike falas qytetarëve të jenë sa me efikase dhe gjithëpërfshirëse

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors