Nën udhëheqjen e stafit menaxherial të ANJF-së, me datë 24.02.2015 në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas u mbajt mbledhja e rregullt me të gjithë mbikëqyrësit e 13 zyrave të ANJF-së.
Në ketë mbledhje fillimisht u diskutua për ecurinë e punës së zyrave veç e veç, ku mbikëqyrësit e zyrave paraqitën në detaje raportet për punën që është bërë që nga fillimi i vitit. Si pikë e dytë e rendit të ditës ishte që të diskutohet për mënyrat e implementimit të Planit Strategjik të Ndihmës Juridike Falas, dhe për përgjegjësitë e ZRNJF-ve lidhur me implementimin e këtij plani Strategjik.
Të gjithë përgjegjësit e zyrave u zotuan se me përgjegjësi më të lartë do të punojnë që ky plan të implementohet në mënyrë sa më të plotë.